Shpërndahen 38,400 dozat e vaksinave AstraZeneca

Ditën e sotme ka filluar rivaksinimi  për kategorinë mbi 80 vjeç në Tiranë, me dozën e dytë të vaksinës anti-Covid. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimin në Stadiumin ‘Air Albania’, ku morën dozën e dytë 80 të moshuarit që u vaksinuan të parët, mes tyre edhe emra të njohur me kontribute në fusha të ndryshme.

“Sot kemi filluar me shpërndarjen e vaksinave në të gjithë Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, për të vijuar me vaksinimin e mësuesve. Organizimi është me grup shkollash, për të mundësuar vaksinimin sa më të shpejtë në territor të mësuesve. Teksa në të gjitha strukturat të vaksinimit të përqërqendruar jemi duke vijuar me rivaksinimi e stafeve mjekësore dhe të moshuarve, tashmë nëpër shkolla do të vijojmë vaksinimin e mësuesve, duke siguruar edhe lehtësinë e vaksinimit në territor“, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu ka bërë me dije se procesi i vaksinimit do të jetë i kombinuar.

“Me dozat e AstraZeneca do të shtrihemi edhe tek moshuarit mbi 80 vjeç, si kategori prioritare. Do të jetë edhe AstraZeneca që do të të përdoret për vaksinimin e kësaj kategorie si edhe për mësuesit“, tha Manastirliu.

Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 24,887 doza të vaksinës. Janë vaksinuar 18,822 personel shëndetësor dhe staf mbështetës si dhe 5065 të moshuar dhe arsimtarë./tvklan.al