Jorge Martin një tjetër hap drejt titullit kampion në MotoGP. Spanjolli triumfoi në garën Sprint të Malajzisë për të qenë kështu më pranë trofeut që do shpërblente një sezon spektakolar. Katër herë u thye rekordi i xhiros së Malajzisë, me pilotin Francesco Bagnaia që garantoi pole-position, ndërsa Martin pikët që e afrojnë me titullin.

Piloti i Pramac ka 453 pikë në renditjen e përgjithshme, kundrejt Bagnaia i dyti me 436. Diferencë prej 17 pikësh mes dy pilotëve të cilët janë në garë. Përballja për titull mund të përfundojë në Sepang, me Jorge Martin që duhet të ketë të paktën 6 pikë më shumë se Bagnaia.

Kombinime të shumta do ta shpallin kampion Bote 25-vjeçarin madrilen. Fitorja e Çmimit të Madh do  të kurorëzonte Martin kampion vetëm në rast se dy herë fituesi i titullit në MotoGP, Bagnaia të përfundoj në vendin e tretë ose më keq. Një vend në podium përkthehet në titull kampion nëse rivali i tij i afërt përfundon respektivisht, vendi i dytë me të pestin dhe i treti me të nëntin. 

Ndërkaq, matematika mban në lojë Bagnaia nëse pozicionohet më mirë se Martin në kombinimet e deritanishme. Dy gara nga fundi, MotoGP, është në kërkim të kampionit të ri, me Martin e Bagnaia që kërkojnë pikët për të mbyllur sa më shpejt llogaritë.

Klan News