Kryesojnë së bashku renditjen në Premier League

Premier League po kthehet në një garë mes Tottenham dhe Liverpool. Pas javës së 11 janë këto skuadra që po shkëmbehen në krye të renditje. Për momentin janë me pikë të barabarta nga 24 me Spurs e Mourinho që janë në vendin e parë për shkak golavarazhi.

Tottenham fitoi 2-0 derbin me Arsenal. Topçinjtë e Londrës nuk ishin për asnjë moment mbi kundërshtarin që realizoi me të zakonshmit Son dhe Kane, duke mbyllur llogaritë që në pjesën e parë.

Liverpool u kundërpërgjigj menjëherë me fitoren 4 – 0 me Wolverhampton. Goli i Salah në mesin e pjesës së parë i hapi rrugën suksesit. Pas pushimit realizuan Wijnaldum e Matip, ndërsa Semedo shkaktoi autogol.

Pritet 16 Dhjetori për të parë se cili ekip është më në formë për momentin në përballjen direkte mes Liverpool dhe Tottenham që do të zhvillohet në Anfield Road.

Tv Klan