Rivalitet në kupë dhe kampionat

Rivalitet në kupë dhe kampionat

17:25 23/04/2019

Tirana do të luajë me Luftëtarin të mërkurën në Gjirokastër gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Të dy ekipet rivalizojnë edhe në Superligë. Në pak ditë bardheblutë dhe gjirokastritët do të zhvillojnë dy sfida tepër të rëndësishme.

“E para na çon drejt finales dhe e dyta është për mbijetesën”,

thotë trajneri i Tiranës, Ardian Mema

.

“Natyrisht që finalja e Kupës është një objektiv. Sa për mbijetesën kjo është e sigurt që do të qëndrojmë në Superligë”,

shprehet futbollisti i Luftëtarit, Jackson Ferreira Silverio.

Braziliani Jackson ka edhe një thirrje për mbështetësit e Luftëtarit: “

Pres shumë tifozë ndaj Tiranës”.

Titulli kampion duket larg për Kukësin, edhe pse matematika ia lejon ende të shpresojë, kështu që Kupa e Shqipërisë është një objektiv më konkret. Ekipi i Ernest Gjokës do të presë Skënderbeun të mërkurën më Kamëz. Mungesat e shumta shqetësojnë trajnerin e Kukësit.

“Vendi i parë në kampionat është larg, ndaj kupa merr rëndësi. Do të mundohemi të bëjmë mirë. Mungesat janë problem shumë i madh”,

thotë trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka.

Kukësi për të gjetur më shumë mbështetje do të lejojë hyrjen falas në tribunën përkarshi të stadiumit të Kamzës.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT