Në Prishtinë është rikthyer përsëri dueli mes gazetës “Dita” dhe “OSBE”. E përditshmja në gjuhën shqipe, ka nisur publikimin duke shkelur kështu rregullin e Komisionit të Mediave që e ndalonte një gjë të tillë, për sa kohë gazeta nuk kishte paguar gjobën. Gazeta më e re lokale në Kosovë ka paditur Kombet e Bashkuara dhe ka kërkuar dëmshpërblim prej rreth 30 mijë markash. Avokatët e gazetës shkojnë dhe më larg dhe kërkojnë nga Kombet e Bashkuara dhe rreth 1 milion marka si çmim nderi. Megjithatë zyrtarët e UMNIK-ut nuk janë paraqitur në seancën e fundit gjyqësore kundër tyre.

Gjithashtu këshilli i përkohshëm administrativ është mbledhur sot pas një periudhe pause për arsye të takimit të Uashingtonit i cili ishte në qendër dhe të takimit të ditës së sotme. Ndërsa shefi i OSBE-së në Kosovë Dan Everts, ka vendosur të firmosë sot një dokument mbi lirinë e medias gjatë zgjedhjeve. Ligji është prezantuar sot nga vetë zyrtarët e lartë të OSBE-së.

Shefja e sekretarit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka bërë publik dokumentin duke sqaruar se media duhet të jetë e paanshme gjatë procesit zgjedhor. Po kështu në konferencën e sotme për shtyp është bërë e ditur se për spotet publicitare partitë politike të regjistruara për zgjedhje duhet të paguajnë vetëm për gazeta pasi kjo do të jetë gratis në televizione dhe radio./tvklan.al