Bëhet i mundur rizgjimi i trurit gjatë pleqërisë. Shkenca ka arritur që të riaktivizojë qelizat staminale, të cilat gjatë moshës së tretë bien në një gjendje letargjie. Kërkuesit e universiteteve të Luksemburgut dhe Hiedelberg kanë dalluar që me kalimin e moshës numri i përgjithshëm i qelizave staminale të trurit reduktohet në mënyrë drastike. Ato të paktat që arrijnë të mbijetojnë mbrohen duke hyrë në një gjendje të fjetur.

Kështu studiuesit kanë kryer një eksperiment në kaviet e laboratorit, duke arritur t’i zgjojnë, të cilat janë bërë më pas aktive njësoj me qelizat e reja. Ekspertët shpjegojnë se qelizat staminale bien në letargji si pasojë e ambientit në të cilin gjendet truri kur plaket, i mbushur pra me sinjale tipike të inflamacioneve.

Kështu mjafton eliminimi me substanca anti-inflamatore dhe në këtë mënyrë rikthehen të jenë aktive në proceset e riparimit të trurit edhe kur mosha është e avancuar. Studimi është publikuar në revistën shkencore Cell.

Klan Plus