

Rizoto me birrë
Përbërësit:
390 gr oriz
200 gr djathë i grirë
200 ml birrë
100 ml ujë
80 ml pana
60 gr pançetë
20 ml vaj ulliri
3 patate
2 qepë
1 karotë
Hudhër
Majdanoz
Borzilok
Kripë
Piper
Përgatitja:
Në një tenxhere me pak vaj ulliri skuqim hudhrat, më pas shtojmë qepën, karotat dhe selinon. Më pas shtojmë në to kripë, piper dhe i përziejmë derisa të skuqen dhe shtojmë në to ujë. I lëmë të ziejnë për disa minuta derisa të përgatitet bulioni.
Në një tjetër tigan shtojmë pak vaj ulliri dhe skuqim hudhrën. Sapo vaji të aromatizohet i heqim nga tigani hudhrat dhe skuqim në të qepën dhe pak selino. Pasi të skuqen për pak shtojmë orizin dhe e përziejmë derisa të marrë ngjyrë të bardhë. Ngrohim në një tenxhere birrën dhe e shtojmë tek orizi. E përziejmë derisa të avullohet alkooli dhe shtojmë pançetën, patatet dhe dalëngadalë edhe bulion.
Disa prej fetave të pançetës i skuqim ne një tigan. Grijmë imët majdanozin dhe borzilokun dhe një pjesë e shtojmë në tiganin me rizoto. Pasi heqim nga soba rizoton shtojmë në të panën, djathin e grirë, domate, majdanoz, borzilok dhe e përziejmë derisa të bëhet kremoze. E vendosim në pjatë dhe mbi të vendosim edhe pak domate të prerë në kubikë dhe pançetë./tvklan.al
