Përbërësit:

100 gr karkaleca

30 gr pomodorini

2 limonë

2 thelpinj hudhër

1 karrotë

1 qepë

1 selino

Majdanoz

Trumzë

Kripë

Piper

Përgatitja:

Në një tenxhere me ujë vendosim kockat e peshkut, lekurat e karkalecit, selinonë, qepën dhe karrotat për të përgatitur bulionin. Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim fillimisht pak qepë dhe hudhër të grirë imët, dy karkaleca të grirë dhe orizin. Pasi skuqen pak hedhim bulionin dhe vazhdojmë e përziejmë. Ndërkohë që zien shtojmë majdanoz dhe trumzë. Ziejmë edhe karakalecat e mbetur dhe i marinojmë me kripë, piper, vaj ulliri dhe lëng limoni. Pasi e heqim nga soba rizoton i shtojmë pak gjalp të freskët, lëkurë limoni, majdanoz. E vendosim në pjatë dhe e dekorojmë me karakalecat e marinuar dhe pomodorini.

/tvklan.al