Përbërësit:

350 gr oriz

350 gr rrush i bardhë

150 gr djathë montasio

120 gr parmixhano

80 gr gjalpë

6 feta proshutë krudo

1 qepë

1 karotë

1 degë selino

Piper rozë

Kripë

Përgatitja:

Vendosim një tenxhere me ujë që të ngrohet, shtojmë në të selino, qepë që të përgatitet bulioni. Ndërkohë fusim në furrë proshutën që të piqet. Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim orizin, e shuajmë me verë të bardhë dhe sapo të avulloj alkooli shtojmë dalëngadalë bulion dhe pak proshutë dhe e përziejmë vazhdimisht.  Shtojmë po ashtu tek rizoto gjethe borziloku. Sapo ta heqim nga soba shtojmë në të gjalpë, djathërat dhe rrushin. I përziejmë që të lidhen dhe më pas e shërbejmë me proshutën e pjekur në furrë./tvklan.al