Rizoto me shalqi dhe djathë të bardhë (Video)

Rizoto me shalqi dhe djathë të bardhë (Video)

17:30 05/07/2019

Përbërësit:

300 gr oriz

300 gr shalqi

200 gr djathë i bardhë

100 gr parmixhano

40 gr gjalpë

20 gr borzilok

2 degë selino

2 thelpinj hudhër

2 karota

1 qepë

1 degë trumzë

Kripë

Piper

Përgatitja:

Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim fillimisht hudhër dhe trumzë në mënyrë që të aromatizohet vaji. Më pas shtojmë në tigan orizin dhe e përziejmë derisa të skuqet. Në një tenxhere me ujë vendosim karotat, selinon, borzilokun dhe qepën që të ziejnë në mënyrë që të përgatitet bulioni.

Pasi orizi të skuqet, heqim trumzën dhe hudhrën dhe e shuajmë me verë të bardhë.  Kur vera të avullojë shtojmë dalëngadalë bulion dhe vazhdojmë e përziejmë. Pak përpara se ta heqim shtojmë në tigan gjalpë, pak vaj ulliri, djathin e bardhë, lëkurë limoni, djathë të grirë dhe shalqi. I përziejmë të gjitha bashkë në mënyrë që të lidhen dhe rizoto është gati./tvklan.al

Të ngjashme
UKT