Përbërësit:

300 gr oriz

200 gr speek

100 gr djathë i grirë

100 gr rukola

30 gr gjalpë

10 gr piper jeshil

1 pjepër

1 qepë

1 karotë

1 degë selino

Hudhër

Trumzë

Kripë

Piper

Përgatitja:  

Në një tenxhere me ujë vendosim karotë, selino, hudhër, trumzë, qepë dhe i lëmë të ziejnë që të përgatitet bulioni. Në një tigan me pak vaj ulliri vendosim hudhër dhe trumzë që të aromatizohet vaji, më pas i heqim dhe shtojmë orizin që të skuqet. Pasi të skuqet e shuajmë me verë të bardhë dhe kur alkooli të etë avulluar shtojmë ngadëlë bulion derisa të zihet. Kur rizoto të jetë gati shtojmë në të gjalpë, djathë të grirë, rukola, spek dhe pjepër. I përziejmë  të gjithë ingredientët bashkë që të lidhen dhe është gati./tvklan.al