Përbërësit:

360 gr oriz

100 gr luleshtrydhe

80 gr gjalp

80 gr parmixhano

3 trendafila

1 gotë verë e bardhë

1 qepë

Karrotë

Përgatitija:

Në një tenxhere me ujë shtojmë qepë dhe karrotë për të përgatitur bulionin e rizotos. Në një tigan shkrijmë gjalpin, më pas shtojmë orizin dhe e skuqim. E shuajmë me verë dhe pasi të avullojë shtojmë bulionin e perimeve. Shtojmë disa petale trëndafili të grira imët në mënyrë që orizi të marrë shije dhe luleshtrydhe të prera në kubike. Në një tigan bëjmë një biskotë me djathë të grirë së cilës i japim formën e zemrës. Ndërkohë që orizi zihet i shtojmë edhe djath të grirë në mënyrë që të lidhet. Më pas e hedhim në pjatë, e dekorojmë me luleshtrydhe, petale trëndafili dhe “zemrën” e djathit.

/tvklan.al