Përbërësit:

300 gr oriz carnaroli

250 gr asparag

10 karkaleca

4 vezë

2 karota

2 degë selino

1 qepë

1 domate

Konjak

Majdanoz

Kripë

Piper

Përgatitja:

Fillimisht pastrojmë karkalecat. Në një tenxhere me pak vaj ulliri shtojmë hudhër, më pas kokat e karkalecit. Pasi skuqen i shuajmë me konjak dhe shtojmë bishtat dhe lëkurat e asparagut, karotat, selino, domate dhe në fund ujë dhe i lëmë të ziejnë. Në një tigan me pak vaj ulliri vendosim gjysmën e qepës të grirë shumë imët që të skuqet, karkalecat dhe bishtat e qëruar të asparagut të grira imët. Më pas shtojmë orizin. Pasi të skuqen të gjitha bashkë e shuajmë me konjak, shtojmë ujë dhe e lemë të ziejë.

Majat e asparagëve i vendosim në një tavë të vogël, i marinojmë me kripë, piper, vaj ulliri, pak ujë, i mbulojmë me letër pelikul dhe i fusim në mikrovalë për 2 minuta. Salcën e përgatitur me kokat e karkalecit dhe perime e fusim në blender dhe bëjmë krem. Vendosim fillimisht në pjatë kremin, mbi to rizoton dhe asparagët.

/tvklan.al