RMV, 96 persona të infektuar pasi kanë marrë dy doza


RMV, 96 persona të infektuar pasi kanë marrë dy doza

19:56 25/07/2021

Nesër fillon vaksinimi edhe nëpër shtëpi

Autoritetet e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftojnë se nga gjithsej 330.320 qytetarë të vaksinuar me dy doza të vaksinës, 96 prej tre kanë qenë pozitiv të Covid-19 pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës.

Nga ky numër i të infektuarve, 13 kanë qenë të hospitalizuar. Dy prej tyre për momentin janë në mjekim dhe janë të shtrirë në gjendje të stabilizuar edhe pse një prej tyre është me sëmundje të rëndë kronike.

“Kjo do të thotë se vetëm 0,02 për qind janë infektuar me Covid-19 që dëshmon se sa është e rëndësishme që qytetarët të vaksinohen”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Nga 96 personat pozitivë, 56 janë infektuar në periudhë më të shkurtër se 21 ditë nga marrja e dozës së dytë të vaksinës. Asnjë nga pacientët që kanë marrë dy doza të vaksinave e që ka qenë i infektuar me Covid nuk ka ndëruar jetë. 

Ndërkaq, nga dita e nesërme qytetarët të cilët për arsye shëndetësore nuk janë në gjendje të vijnë dhe të marrin vaksinën kundër Covid në pikën e vaksinimit, mund të caktojnë termin për vaksinim në kushte shtëpie.

Caktimi i terminit bëhet përmes paraqitjes së drejtpërdrejtë në qendrat shëndetësore, ndërsa mund ta bëjnë edhe direkt duke u regjistruar në pikat e vaksinimit.

Klan Macedonia







Të ngjashme