Injektohen 35 mijë të moshuar dhe staf mjekësor

Më pak se 14 mijë vaksina u kanë mbetur në dispozicion qytetarëve, deri ditën e hënë, kur pritet të arrijnë dozat e reja të vaksinës Fajzer. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se bëhet fjalë për rreth 10 mijë vaksina të mbetura të Astra Zenekës, më pak se 3 mijë vaksina ruse Sputnik dhe 1 mijë vaksina kineze, ndërsa në përgjithësi theksoi se procesi i vaksinimit po zhvillohet në rregull dhe deri më tani janë vaksinuar rreth 35 mijë qytetarë. Imunizimi vazhdon të përfshijë popullatën e moshuar, dhe edhe vaksina Fajzer do të vazhdojë ti jepet kësaj kategorie të qytetarëve.

“Në pjesën e vaksinimit procesi mirë po shkon, 13 mijë janë vaksinuar me AtraZenecën të tjerët janë shpërndarë nëpër institucionet dhe pikat e vaksinimit nëpër shtet, vazhdon me dinamikën e njëjtë, është rritur pak frekuentimi i caktimit të termineve gjatë kësaj jave. Këtu në sallën Boris Trajkovski me disa termine të reduktuar, duke pasur parasysh se shumë shpesh nuk vijnë vetë qytetarët, ju duhet shoqërues dhe kështu me radhë, gjithsej janë vaksinuar rreth 35 mijë qytetarë. Të hënën do të arrijnë vaksinat e Fajzerit. Ata do të arrijnë në Sofje dhe më pas në Shkup.”

Filipçe tha se të martën përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë do të shkojnë në vizitë zyrtare në Beograd ku do të kenë takim atje ku mes tjerash do të bisedohet për furnizim me vaksina nga instituti “Torllak”.

“E shohim se si po zhvillohen punët me pandeminë, kemi paralajmërime të ndryshme, nuk mund të parashikojmë si do të zhvillohet dhe mendoj se është gjë logjike që instituti Torllak të jetë partner strategjik për furnizim me vaksina më tej, në pajtueshmëri me atë se si do të zhvillohet pandemia.”

Ministri nënvizoi segjendja nëpër spitale është stabile, shtretër të lirë ka dhe nuk ka shumë pacientë që përnjëherë kërkojnë ndihmë. Ai përsëriti se po planifikojnë që të rrisin numrin e pikave të vaksinimit nëpër qytete të tjera nëpër shtet me qëllim që të kemi kapacitete shtesë rajonale, por theksoi se ato futen në funksion pasi të arrijnë vaksinat kineze të cilat do të jenë më të shumta në numër.

Tv Klan