Zyrtarët e lartë: Dita më e rëndësishme në historinë e Maqedonisë së Veriut

Në një ceremoni solemne ku ishin prezent përfaqësues të lartë shtetëror edhe komandanti i forcave të NATO-së të stacionuara në Napoli, Robert Burke, u shënua 1-vjetori i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Këtu jam për t’ju nderuar dhe për t’ju bashkuar në këtë festë dhe nuk kam ardhur vetë. Para pak çastesh i pamë edhe forcat ajrore greke që janë pjesë e NATO-s, për t’i dhënë nderimet e plota Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin e parë si anëtare e aleancës”, tha Burke.

Burke nënvizoi rreziqet që mund të vijnë si pasojë e terrorizmit, e përmendi edhe ndikimin e Kinës në aspektin e sigurisë. Në vijë të ngjashme ishte edhe Presidenti, Stevo Pendarovski.

“E gjithë bota jeton në epokë të një paparashikueshmërie të skajshme, nuk ndërrohen vetëm numrat edhe intensiteti, por edhe karakteri i rreziqeve ndaj sigurisë dhe kërcënimeve hibride që janë shumë të komplikuara për t’u menaxhuar edhe për shtetet më të fuqishme. Pikërisht këtu janë edhe përparësitë nga anëtarësimi i NATO-s”, tha ai.

Për ministren e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe për Kryeministrin, Zoran Zaev, anëtarësimi në NATO, është arritja më e madhe historike për shtetin tonë.

“Ulemi në një tavolinë me shtetet më të mëdha dhe më të zhvilluara të botës. Ne jemi pjesë e përbashkët e kësaj familje të madhe të demokracive më të zhvilluara. Së bashku me ta e japim kontributin tonë për paqen dhe sigurinë botërore”, u shpreh Zaev.

Manifestimi përfundoi me ushtrime nga njësitë më elitare të ushtrisë në kazermën “Ilinden”. Pas referendumit të shtatorit të 2018, ku më shumë se 609 000 qytetarë u përcaktuan për ndryshimin e emrin dhe anëtarësimin në NATO.

Klan News