Qeveria, apel qytetarëve që të vaksinohen

Me vaksinën Sputnik V gjatë ditës së nesërme do të vaksinohen vetëm punonjësit mediatik të moshës mbi 40 vjeç ndërkaq ditëve në vijim pritet vaksinimi i të gjithë punonjësve mediatik të cilët janë do të shfaqin interes. Nga Shoqata e Gazetarëve bëjnë të ditur se vaksinimi i punonjësve mediatik do të bëhet nga ora 08:20 dhe 10:30 sallën A1 Arena në Shkup.

“Vaksinimi i gazetarëve dhe punonjësve mediatik që aplikuan në thirrjen dhe që plotësuan kushtet për të hyrë në grupin e parë të vaksinimit do të kryhet të hënën (12.04) në mëngjes, në terminin mes orës 08:20 dhe 10:30 në A1 Arena në Shkup. Në këtë grup janë të përfshirë personat që janë në moshë mbi 40 vjeç dhe ata që kanë sëmundje kronike”, kumtuan nga Shoqata e Gazetarëve.

Bëhet fjalë për gjithsej 631 punonjës mediatik, ndërkaq vaksinimi do të bëhet në sallën A1 Arena “Boris Trajkovski” në Shkup.

“Të gjithë 631 gazetarët dhe punonjësit mediatik kanë marrë informata në lidhje me terminin e saktë të vaksinimit në adresat e tyre të postës elektronike (e-mail) të cilat i kanë dërguar redaksitë në SHGM dhe SPGPM gjatë procesit të aplikimit”, deklaruan nga ShGM-ja.

Nga Shoqata e Gazetarëve ju bëjnë thirrje personave përgjegjës ne mediat që ditën e vaksinimit si dhe ditën e ardhshme, gazetarët të lirohen nga puna. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ju bëri thirrje qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, të paraqiten për t’u vaksinuar kundër Covid-19 duke vlerësuar se me vaksinimin e një numri sa më të madh të qytetarëve, do të arrihet imuniteti kolektiv. 

Procesi i imunizimit kundër koronavirusit në vend filloi më 17 shkurt me vaksinimin e punonjësve shëndetësorë. Në vend deri tani kanë arritur 78,000, vaksina nga të cilat 48,000 janë dhuruar nga qeveria serbe. Gjatë këtij muaji pritet  të arrijnë rreth 300,000 vaksina pjesa më e madhe janë nga Kina.

Klan Macedonia