Shkak përhapja e koronavirusit

Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Maqedoni e Veriut-Kosovë që duhet të zhvillohet më 26 Mars në Shkup. Siç duket, ndeshja gjysmëfinale për plasman në Kampionatin Evropian do të luhet me tribuna të plota. Por, edhe pse të gjitha biletat janë shitur, ekziston mundësi që kjo ndeshje të zhvillohet pa praninë e publikut, kurse ata që i kanë blerë biletat mund t’u kthehen paratë.

“Personalisht vlerësoj se të gjitha ndeshjet sportive, duke llogaritur edhe duelin mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të zhvillohet pa prezencën e publikut. Kjo për shkak se presim edhe vizitore nga jashtë. Në varësi të situatës do të vendosim”.

Se biletat janë shitur konfirmojnë edhe nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Nëse nuk ka ndalesë për publikun, pritet numër rekord tifozësh.

“Federata doli me qëndrimin zyrtar se biletat për ndeshjen Maqedoni-Kosovë janë shitur. Kjo do të thotë se nëse nuk ka ndalesë eventuale zyrtare nga organet kompetente që për shkak të koronaviruit, ndeshja të zhvillohet pa prani të publikut, në këtë rast stadium do të jetë i tejmbushur ku do të garojmë për kualifikimin historik në Kampionatin Evropian”.

Ndryshe, ndeshja e 26 Marsit konsiderohet si historike për të dy kombëtaret, ndaj edhe interesimi dhe masat janë të jashtëzakonshme. Fituesi i kësaj ndeshje do të përballet me fituesin e ndeshjes Gjeorgji-Bjellorusi.

Tv Klan