Filipçe: Nga 330 mijë të rivaksinuar, vetëm 92 janë infektuar

Për momentin nuk mendohet për masa të reja restriktive, por nëse autoritetet shëndetësore vlerësojnë se rreziku nga mosvaksinimi është i lartë, atëherë qytetarët duhet të përgatiten për to.

Me shumë gjasa, sipas ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, një gjë e tillë pritet të ndodhë gjatë muajve të Vjeshtës.

Ai theksoi se po ndiqen përvojat e vendeve të tjera, ndërsa nënvizoi se debati në nivel global po zhvillohet në drejtim që të vendosen masa restriktive për të gjithë qytetarët të cilët nuk pranojnë të vaksinohen.

“Tani për tani nuk planifikojmë të fusim asnjë lloj mase restriktive, as nëpër kufinjë, as këtu në korrniza të organizimin e ngjarjeve me prezencë masovike dhe kështu me rradhë. Mendojmë nëse është e nevojshme të bëhet diçka në muajt e Vjeshtës, fuke filluar nga fillimi i muajit Shtator, mesi i Shtatorit apo fillimi i Tetorit. I ndjekim përvojat e vendeve të tjera, gjithkund në botë ka debat se çfarë duhet të bëjnë, mendimet shkojnë në drejtim nëse duhet të bëhet ndonjë masë restriktive për qytetarët që nuk janë vaksinuar, përse ti rrezikojnë të gjithë ata që kanë mundësi të vaksinohen dhe nuk e bëjnë atë”.

Filipçe foli edhe për efikasitetin e vaksinimit duke nënvizuar se nga 330 mijë të rivaksinuar vetëm 92 persona janë sëmurë.

“Sot me siguri do ta kalojmë numrin prej 500 mijë të vaksinuar  me së paku njërën dozë, mbi 330 mijë tashmë janë rivaksinuar, deri në fund të Gushtit presim që të gjithë 500 mijë që janë vaksinuar me njërën dozë, të rivaksonohen. Mirë po zhvillohet vaksinimi në terren, dikund 20 mijë persona janë vaksinuar në terren. Sa u takon të sëmurëve, dikund 92 pacientë janë të sëmurë, nga gjithësej 330 mijë që janë rivaksinuar, që nënkupton se përqindja e personave të sëmurë që janë rivaksinuar është vërtetë shumë i ulët, dikund 0,02 përqind, që është edhe një dëshmi se sa është e dobishme vaksina”.

Filipçe tha se rreth 60 përqind e qytetarëve mbi moshën 65-vjeçare në nivel shtetëror tashmë janë vaksinuar, ndërsa numri i fëmijëve të vaksinuar shkon në 630.

Ai paralajmëroi mbyllje të pikës së vaksinimit në sallën Boris Trajkovski, në Gusht, duke theksuar se vaksinimi do të vazhdojë nëpër shtëpitë dhe në terren. Pikat për vaksinim masiv gjegjësisht sallat e sportit në Strumicë dhe Tetovë, do të vazhdojnë të mbeten të hapura. 

Klan Macedonia