Robaqepësja bën maska falas për qytetarët

Robaqepësja bën maska falas për qytetarët

16:16 23/03/2020

“Nuk dëshiroj të përfitoj nga kjo situatë”

Në kohën kur e gjithë bota përfshirë edhe Kosovën po ballafaqohen me pandeminë e koronavirusit, pos dezinfektuesve, maskat dhe dorëzat janë më të kërkuarat nëpër barnatore, derisa ka mungesë të madhe të tyre.

Për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve, dy fabrika të tekstilit kanë filluar me prodhimin e tyre. Edhe Emine Mehmeti, e cila mban kurse të rrobaqepësisë, projekt ky i grave optimiste të Kosovës, ka filluar të qepë maska, thotë se materiali është 100% pambuk.

Ajo nuk do që të përfitojë nga kjo situatë dhe të gjitha maskat që i punon u shpërndan falas. Mina’s Creative Kosova ka rreth 2 javë që po përballet me këtë pandemi, ndërsa edhe qeveria dhe komunat janë duke ndërmarrë masa për parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

Tv Klan




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi