Opinionisti i “Love Story”, Robert Aliaj, ka humbur vëllain. Me anë të një postimi në mediat sociale, Aliaj tregon se vëllai i tij, Rexhep Aliaj, është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm.

Me fjalë të ndjera për njeriun e dashur, artisti Robert Aliaj shkruan se kur një njeri humbet vëllain, ke humbur një pjesë të së shkuarës, të së tashmes dhe të së ardhmes.

Rexhep Aliaj, vëllai i Robert Aliaj

Kur ndërrojnë jetë prindërit, thuhet se ke humbur të kaluarën. Kur ndërron jetë bashkëshorti, ke humbur të tashmen. Për fëmijët nuk guxoj të shkruaj. Kur ndërron jetë vëllai/motra, ke humbur një pjesë të së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes. Thonë se dashuria nuk vdes kurrë, dhe kështu, mbase, as të dashurit nuk vdesin?”, shkruan ai.

Më tej Aliaj shton “ne do të vazhdojmë, por nuk do të jemi kurrë më njësoj“.

R.I.P. vëllai im Rexhep Aliaj në këto kohë kolerash ku jemi të detyruar të mbajmë hidhërimin brenda nesh si një parazit të pështjelluar në thelbin e shpirtit. Ne do të vazhdojmë, por nuk do të jemi kurrë më njësoj”, mbyll postimin e tij prekës opinionisti i “Love Story”./tvklan.al