Këtë të premte në Love Story Talk u ndalëm në një pyetje që Kristi iu drejtua babait të tij, Robert Aliaj, në lidhje me rrugëtimin e tij në këtë program dashurie.

“Robert do ti unë të gjej dashurinë këtu”, e pyeti Kristi, ndërsa Aliaj u përgjigj: Do bëja gafën e jetës të të thosha ça do bësh ti.

Kristi e ka sqaruar këtë deklaratë dhe ka thënë se babai i tij jo vetëm që nuk do, por është indiferent totalisht ndaj rrugëtimit të tij për dashurinë.

“Ai jo vetëm nuk do, por është indiferent total ndaj rrugëtimit tim këtu për dashurinë. Nuk është shumë i interesuar se çfarë do bëj unë me këto vajza dhe ka komplet të drejtë”, tha Kristi./tvklan.al