“Më ngeli në mendje hyrja e Deas më shumë se takimi”

Opinionisti Robert Aliaj i është bashkuar studios së “Talk Love Story” në Tv Klan. Ai ka komentuar takimin e Deas me Andin në programin e të hënës, por ajo që i ka tërhequr më shumë vëmendjen Robert Aliaj ka qenë momenti i hyrjes së fronistes në program.

Robert Aliaj: Më ngeli në mendje hyrja e Deas në studio më shumë se filmi. U fut edhe ulte fustanin se mos i dukej ndonjë gjë.

Dea: Duhet të isha e kujdesshme se e dija shumë mirë që po më vëzhgoje. Prandaj u tregova e kujdesshme.

Robert Aliaj: Po, por do të preferoja një fustan më të gjatë që mos të kishe nevojë ta ulje.

Takimin mes Deas dhe Andit e ka quajtur si një lojë mes dy kolegësh që bëjnë sikur puthen për të bërë xheloz partnerët e vetë.

Robert Aliaj: Një femër edhe një burrë joshin me gjithçka. Femra preket nga fjala… Meshkujt ishin joshës nëpërmjet fjalës, nëpërmjet mendimit, poezisë dhe femrat që josheshin nga bukuria e fjalës që këtu mungon krejtësisht. Në këtë rast i jap të drejtë femrave, por kurrë nuk i jap të drejtë femrave edhe ju të dyjave që nuk ju intereson fare personaliteti i tjetrit.

Në studion e “Talk Love Story” është debatuar përsëri për puthjet në takimin e parë mes konkurrentëve.

Robert Aliaj: Puthja është ekstrem e rëndësishme. Kemi qejf ti puthim pa pasur takim fare. A ka mundësi? Dea është në vëzhgim, atë do bëja edhe unë. Do i puthja që të gjitha do i kisha ftuar edhe në hotel, mundësisht nëse produksioni nuk më thotë dil jashtë, dhe do zgjidhja atë që do më donte zemra. /tvklan.al

Këtu mund të ndiqni të plotë emisionin e sotëm të Love Story Talk