Disa ditë më parë Robert dhe Patris Berisha kanë humbur njeriun e tij më të shtrenjtë nënën. Ata e kanë bërë të ditur këtë lajm të trishtë përmes postimeve në rrjetet sociale.

“Pusho e qetë mami jem për ty me shkru kom shumë, po e la me kaq”, ishin fjalët e Robertit për nënën e tij Teuta.

Ai nuk ka rreshtur së kujtuari nënën e tij me foto dhe kujtime të ndryshme. Ditën e djeshme këngëtari publikoi një foto të së ëmës në spital që ndodhej pranë vajzës së tij të porsalindur Renee, të realizuar 6 vite më parë, në 2015.

Në emisionin “Rudina” në Tv Klan, i ftuar para disa muajsh Robert Berisha ka treguar se mamaja e tij vuante nga kanceri ku kishte bërë dhe një ndërhyrje kirurgjikale shumë të rëndë para 6 vitesh, në kohën kur lindi Renee, vajza e tij dhe e Nora Istrefit.

Mesa duket Roberti nuk do ta pranojë humbjen e së ëmës dhe sërish ditën e sotme na ka prekur me një dedikim, kushtuar asaj.

Krahas një fotoje të vjetër me mamanë e tij, Roberti shkruan:

“Vdekja mendon se mund të të marrë nga unë. Por ajo nuk e di që ti jeton përgjithmonë në kujtimet e mia. Më mungon”, ka shkruar Roberti. /tvklan.al