Pas 21 vitesh, aktori amerikan Robert de Niro dhe bashkëshortja e tij Grace Hightower, i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Zërat për divorc filluan kur 75-vjeçari u shfaq në eventin MoMa në New York pa bashkëshorten e tij. Më pas ishte një burim i afërt i cili konfirmoi lajmin se ata tashmë nuk jetojnë së bashku. Mësohet se ka qenë aktori ai që ka kërkar divorcin.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që ata ndahen. Vetëm dy vite pasi u martuan, De Niro nisi procedurat e divorcit, po kjo gjë nuk u finalizua. Ata u rimartuan përsëri në vitin 2004.

De Niro dhe Hightower, në atë kohë stjuardesë, u takuan në vitin 1987 në Londër. Pas gati dhjetë vjet lidhje, ata vendosën të martoheshin në vitin 1997. Çifti ka dy fëmijë së bashku, Elliot 20 vjeç dhe Helen 6 vjeç.

Klan Plus