Një restorant ku mund të përjetosh skena të filmave fantastiko-shkencorë. Një i tillë gjendet në Indi, aty ku në vend të kamerierëve klientëve u shërbejnë robotët.

MOMO është i pari restorant në botë, ku robotët humanoidë kryejnë të gjitha funksionet e një kamerieri, që nga marrja e porosisë, shërbimi i pjatave në tavolinë dhe në fund pastrimin e tyre.

Drejtuesit e restorantit që ndodhet në qytetin Çenai në brigjet jugore të Indisë, kanë vetëm pak ditë që e aplikojnë këtë risi. Ata thonë se kjo ishte një nga mënyrat për ta bërë më tërheqës restorantin, i cili gjatë muajve të fundit po braktisej nga klientët.

Këta të fundit, janë ndjerë të surprizuar kur kanë parë robotët, me të cilët duken tepër të kënaqur, pasi siç thonë janë të shpejtë dhe korrekt me porositë.

Teknologjia e robotëve po zëvendëson me ritme të shpejta njerëzit, në një gamë të gjerë shërbimesh, madje duke i përmirësuar ato.

Tv Klan