Robotë që kujdesen për pacientë me koronavirus

Robotë që kujdesen për pacientë me koronavirus

17:40 09/03/2020

Studiuesit kineze krijojnë pajisjen për të mbrojtur mjeket

Një grup studiuesish në një nga universitetet në Kinë kanë krijuar një robot, i cili sipas tyre mund të shpëtojë jetë njerëzish. Roboti është në gjendje të kryeje ultratinguj, tamponë ose mund të përdorë stetoskopin tek pacientët e prekur me koronavirus.

Detyra të tilla normalisht kryhen nga mjekët, por përdorimi i këtij roboti, e bën të panevojshme praninë e doktorit në të njëjtën dhomë me pacientin, duke e mbrojtur kështu nga infektimi.

“Mjekët janë të gjithë shumë të guximshëm, por ky virus është shumë ngjitës. Ne mund të përdorim robotë për të kryer detyrat më të rrezikshme.”

Ideja për të hartuar një robot të tillë erdhi pas shqetësimit se shumë mjekë në Kinë ishin infektuar gjatë punës dhe të tjerë kanë humbur jetën. Deri tani janë ndërtuar dy robotë dhe mjekët kërkojnë më shumë.

Por ndërtimi i një roboti të tillë kushton rreth 56 mijë paund, shifër e cila nuk është e përballueshme nga financat e universitetit. Ana tjetër e medaljes është se prania e mjekut në sallën e pacientit është e domosdoshme për anën psikologjike, për ta qetësuar dhe për t’i dhënë energjinë e nevojshme për t’ia dalë mbanë.

Tv Klan




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi