Inteligjenca artificial përmirësohet çdo ditë. Arritjet e fundit janë të jashtëzakonshme thonë shkencëtarët. Tani është prodhuar një sistem i tillë që është në gjendje të parashikojë veprimet njerëzore me disa minuta.

Prototipi i këtij roboti është krijuar dhe “edukuar” në Universitetin e Bonit në Gjermani dhe pas disa ditësh do të prezantohet në konferencën teknologjike që do të mbahet në Salt Lake City në SHBA.

Ekspertët thonë se vendi më i përshtatshëm për të mësuar robotin inteligjent ka qenë kuzhina. Dhe pas katër orësh stërvitje, algoritmi mësoi të parashikojë të ardhmen të paktën dy minuta para se të ndodhte.

Suksesi i parashikimeve deri tani është në 40% thonë studiuesit, por po punohet për përmirësimin e sistemit inteligjent. Sigurisht nuk mund të pretendohet ende një sistem i tillë si në filmin Minority Report, ku parandaloheshin vrasjet falë parashikimeve të inteligjencës artificiale, por shkenca po bën hapa para.

Klan Plus