“Rock nën kurorën e ullirit”

“Rock nën kurorën e ullirit”

23:10 08/10/2019

“Rock nën kurorën e ullirit” është koncerti i dytë i tre musketierëve, Aleksandër Gjoka, Redon Makashi dhe Elton Deda, të cilët pas suksesit të koncertit të tyre të parë do të sjellin magjinë e tingujve të repertorit të tyre ndër vite. Të tre këngëtarët do të performojnë zhanre të ndryshme muzikore dhe do të sjellin një atmosferë krejtësisht tjetër në Amfiteatrin e Tiranës. Për emisionin “Rudina” këngëtarët treguan se koncerti do të ketë surpriza.

“Kemi 11 këngë që janë të musketierëve dhe koncerti ka diku te 20 këngë. Me orkestrën e Radios ndihem shumë mirë sepse është vendi im. Do të jetë super spektakël, ashtu siç dimë ta bëjmë ne, por duhet të merrni masa sepse mund të jetë pak fresk”, tha Deda.

“Do të këndojmë duete, unë për shembull do të këndoj me një tenor të madh si Kastriot Tusha. Redi do të këndojë me Eneda Tarifën një këngë të vetën dhe Eltoni bashkë me Flaka Krelanin”, tha Gjoka.

“Ne mezi i presim këto aktivitete. Orkestra simfonike i jep një kostum shumë të bukur këtij aktiviteti”, shtoi Makashi.

Ky koncert do të ketë surpriza të shumta dhe një prej tyre është ftesa që i kanë bërë këngëtarëve të tjerë si Eneda Tarifa, Flaka Krelani apo Kastriot Tusha./tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori