Vajza e Sylvester Stallone, Sistine u shoqërua nga dy partnere të mrekullueshme për premierën e filmit të saj të ri, “Midnight in the Switchgrass”, motrat e saj.

Tre vajzat e yllit të “Rocky”, Sophia 24, Sistine 23 dhe Scarlet 19 ecën në tapetin e kuq dhe pozuan përpara kamerave ditën e hënë për të mbështetur rolin e Sistine në film, që gjithashtu ka në role kryesore edhe Machine Gun Kelly dhe Megan Fox.

Aktori i “Rambo” postoi në Instagram të mërkurën veten e tij duke lexuar një artikull në New York Post me një foto të vajzave të tij në premierë duke pozuar në aparat.

“Pyes veten se ku kanë qenë vajzat e mija së fundmi? Nuk po mundem t’i gjej,” shkruan ai me shaka në përshkrimin e fotos.

Stallone gjithashtu shpërndau edhe një foto me vajzat e tij përpara se ato të shkelnin në tapetin e kuq dhe shkruan: “Unë jam një njeri me shumë, shumë fat që kam fëmijë kaq të mrekullueshëm dhe të dashur që më kanë sjellë vetëm gëzim. Tani do të doja mos të zgjateshin dhe rriteshin kaq shumë! LOL.”/tvklan.al