
Rod Stewart anulon koncertin në Australi
14:40 18/03/2023
Shkak dyshohet se janë problemet shëndetësore të 78-vjeçarit
Artisti i njohur Rod Stewart po zhvillon një turne muzikor në Australi.
Në orët e fundit këngëtarit ju desh të anulonte koncertin e planifikuar për shkak të problemeve shëndetësore të cilat nuk janë bërë ende të ditura për publikun.
Koncerti është pjesë e turneut australian të legjendës britanike të rock-ut, me Sindi Lapër dhe Xhon Stivëns. Ishte vetë këngëtari që njoftoi në rrjetet sociale të gjithë fansat të cilët kishin marrë biletat për të parë performancën e artistit.
Nuk dihet nëse këto probleme shëndetësore do të ndikojnë në turneun në Australi ku artisti do të përformojë në disa qytete australiane.
Klan News