46-vjeçari u ka thënë miqve se JLo nuk ishte gjë në shtrat dhe dashuria mes tyre kishte mbaruar

Një deklaratë e cila vjen prej një mashkulli të lënduar është konsideruar ajo se çfare ka thënë Alex Rodriguez për Jennifer Lopez. Sipas “National Enquirer”,  ish-i fejuari i saj me të cilin i dha fund lidhjes në Prill u ka thënë miqve se këngëtarja nuk ishte gjë në shtrat, ata te dy kishin humbur shkëndijën e tyre, madje nuk kishin as marrëdhënie intime ndaj vendosen të ndaheshin. Sipas të njëjtave burime, çifti hiqej si i dashurua në publik  ndërkohë në shtëpi  flinin në dhoma të ndara.

Deri Tani Rodrigurz nuk ka folur publikisht në lidhje me dështimi e romancës. Miqtë e tij janë shprehur se: Rodriguez thotë se Jennifer i dukej si Mbretëresha e Akullit dhe i vjen keq për mashkullin që ajo po del”. Ndërkohë këngëtarja është shfaqur mjaft e lumtur pas rikthimit në krahët e ish-të fejuarit  Ben Afleck teksa kanë udhëtuar nëpër Europë. Ajo i dha fund marrëdhënies me Rodriguzes pas një periudhe katër-vjeçare në nje kohë kur të gjithë prisnin që të finalizohej në martesë.

Gjatë muajit Janar në media u bë publik një skandal, sipas së cilit Alex kishte tradhtar Jennifer me Madison LeCroy, pjesë e një reality-shoë. Megjithëse kjo e fundit i hodhi poshtë thashethemet, duket se kjo u be shkak për ndarjen e papritur të Alex dhe Jennifer.

Klan News