Marrëveshjet e lidhura i sjellin 89 milionë Dollarë çdo vit

Roger Federer është sportisti që përfiton më shumë në botë nga marrëveshjet e sponsorizimeve. Tenisti nga Zvicra siguron 89 milionë Dollarë vit nga kompanitë të cilat shfrytëzojnë imazhin e tij sipas studimit të agjencisë audituese KPMG.

Pas tij me thuajse gjysmën e kësaj shume është Neymar. Braziliani Paris Saint Germain merr 46 milionë Dollarë nga sponsorët. Pas tij janë Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi respektivisht me 40 dhe 36 milionë Dollarë.

Pesëshen me më shumë të ardhura nga marketingu e plotëson lojtari i golfit Tiger Woods. Të vetmet femra mes 25 sportistëve më të paguar nga sponsorët janë tenistet Naomi Osaka dhe Serena Williams. Secila prej tyre merr 26 milionë në vit nga kompanitë që kanë lidhur marrëveshje.

Tv Klan