Role me krem dhe arra

Role me krem dhe arra

14:20 25/09/2019

Përbërësit:

500 ml qumësht

320 gr miell

300 gr sheqer

100 gr e coptuar

100 gr pana për ëmbëlsirë

100 gr sheqer i bardhë

20 gr kripë

10 lugë çaji vanilje pluhur

4 të bardha veze

4 të verdha veze

3 vezë të plota

1 çokollatë

Përgatitja:

Vendosim në një tenxhere qumështin që të vlojë dhe shtojmë në të vanilje. Ndërkohë në një tas vendosim vezët, shtojmë pak kripë dhe i rrahim me mikser. Pasi vezët të jenë rrahur shtojmë sheqerin dhe vazhdojmë i miksojmë derisa sheqeri të shkrihet. Më pas shtojmë miellin dhe i miksojmë sërish derisa të formohet një masë homogjene. Masën që përgatitëm e shtojmë tek tenxherja me qumësht ndërkohë që e nuk ndalojmë së përzieri. E lëmë të vlojë për pak sekonda dhe e lëmë të ftohet në një tepsi. Ndajmë në dy tasa të verdhat dhe të bardhat e vezëve. Rrahim me mikser të verdhat e vezëve fillimisht, shtojmë në to sheqer dhe e miksojmë derisa të shkrihet sheqeri. Shtojmë në to edhe vanilje dhe miellin. Rrahim po ashtu të bardhat e vezëve derisa të fryhen dhe i shtojmë edhe ato në tasin ku përgatitëm brumin dhe i miksojmë. Brumin e përgatitur e vendosim në tepsi me letër furre dhe e pjekim në 180 gradë për 10 minuta. Grijmë një pjesë të çokollatës imët dhe pjesën tjetër e shkrijmë me avull. Grijmë gjithashtu imët edhe arrat dhe i bashkojmë me çokollatën e grirë.

Vendosim në një tas panën dhe e miksojmë derisa të fryhet. Kremin që lamë të ftohet e vendosim sërish në tas dhe e përziejmë derisa të bëhet i njëtrajtshëm. Më pas shtojmë të edhe panën, arrat dhe çokollatën e grirë dhe i përziejmë me një lugë të madhe nga poshtë lart që të mos shfryhet. Nxjerrim pandispanjën nga furra dhe e lëmë të ftohet. Mbi të vendosim kremin që përgatitëm me pana, arra dhe çokollatë, çokollatë të shkrirë dhe e bëjmë në formë roleje. Shtojmë mbi të sërish çokollatë dhe e fusim në frigorifer që të ftohet dhe është gati për tu servirur./tvklan.al    

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori