Përbërësit:

150 gr gorgonzola

70 gr miell

60 gr arra të pastruara

30 gr gjalp

3 dardha

2 fileto pule

2 degë trumzë

1 tufë majdanoz

1 gotë verë të bardhë

Kripë

Piper

Përgatitja:

Presim në disa pjesë fileton e pulës dhe e rrahim. Qërojmë dardhat dhe i fusim në mikser, shtojmë arrat, majdanozin, pak bukë të grirë dhe djathin gorgonzola dhe i miksojmë të gjitha bashkë.  Me masën e përgatitur mbushim filetot dhe i bëjmë role. Më pas në një tigan me pak gjalp skuqim.

/tvklan.al