Haxhi Dede Edmond Brahimaj: Ky Kongres bëri bashkë dijetarët dhe fenë
Kur bëhen 104 vjet nga mbajtja e Kongresit të Lushnjes, në këtë qytet është zhvilluar një takim për të kujtuar kontributin dhe rolin e bektashinjve në këtë ngjarje historike. I pranishëm në këtë takim ishte edhe Kryegjyshi Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
“Feja është mendja, kush s’ka mend thotë s’ka fe. Këtë rol e pati edhe Kongresi i Lushnjes, duke i bërë besimet fetare në krah të gjithë dijetarëve, të atyre që e patën këtë ditë të shenjtë, për të formuar shtetin shqiptar”, u shpreh ai.
Rolin e bektashinjve në Kongresin e Lushnjes e vlerësoi edhe kryebashkiakja e qytetit, Eriselda Sefa.
“Nuk pranohej vendosja e shtetit shqiptar nën mandatin e Italisë sikurse ishte parashikuar në planet e Konferencës së Paqes dhe as në mandatin e asnjë fuqie tjetër të huaj. Nuk mund të pranohej copëtimi i trojeve shqiptare”, tha Sefa.
Kongresi i Lushnjes i zhvilloi punimet nga data 21-31 janar të vitit 1920. Ai afirmoi shpalljen e Pavarësisë së vendit dhe u vendos që kryeqytet të jetë Tirana.
Klan News