Truri drejton sistemin imunitar që në periudhën embrionale. Pavarësisht se sistemi imunitar është i lindur, pra i përbërë nga qeliza që i përgjigjen menjëherë një infeksioni duke prodhuar antitrupa, është zbuluar se në mungesë të trurit efikasiteti i tij është i ulët.

Një studim amerikan ka bërë kërkime në laborator mbi embrionet e bretkosave. Në eksperiment ishin dy grupe, njërit prej të cilëve ju hoq truri, dhe pavarësisht kësaj embrioni vijonte zhvillimin.

Rezultoi se në mungesë të trurit embrionet nuk arrinin të transferonin qelizat imunitare në një zonë të dëmtuar për t’i bërë ballë lindjes së një infeksioni. Në të kundërt, prezenca e trurit ndihmon në mënyrë thelbësore në drejtimin e tyre. Embrioneve ju injektua një bakter, dhe në rastin e mungesës së trurit, vetëm 16% mbijetuan, ndërsa në rastin tjetër, mbijetesa ishte 50%.

Kërkuesit kështu zbuluan se merita ishte e trurit, që dërgonte sinjale qelizave imunitare për t’u zhvendosur drejt zonës së infektuar. Sipas studiuesve, pa sinjalet e trurit, efikasiteti i sistemit imunitar të lindur, nuk do të ishte siç duhet.

Klan Plus