Trajneri i barcelonës mund të jetë njeriu kyç për ta riveshur sërish argjentinasin me fanellën blaugrana

Në Barcelonë janë shtuar zërat për rikthimin e Leo Mesit.

Ylli argjentinas e ka bërë të qartë se nuk do të diskutojë të ardhmen e tij, deri sa të përfundojë botërorit i Katarit.

Por drejtuesit blaugrana janë gati për të negociuar kthimin në “Camp Nou” të futbollistit që ka shkruar historinë në klub.

Kontratra Mesit te PSG-ja i përfundon në 30 qershor të 2023-it.

Sulmuesi ka mundësinë që të rinovojë edhe për një tjetër sezon, por deri më tani e ka përjashtuar diçka të tillë.

35-vjeçari po kalon një moment mjaft të mirë te parisienët, e është kthyer në një futbollist vendimtar për ekipin.

Drejtuesit parisienë do të bëjnë çdo gjë që ta mbajnë atë në klub, por nga ana tjetër edhe Barça ka hartuar strategjinë për rikthimin e tij.

Rolin kyç për ta bindur Mesin të kthehet e ka trajneri Çavi Hernandez. Ai është gati që për 35-vjeçarin të ndryshojë mënyrën e të luajturit të Barcelonës, në mënyrë që ylli argjentians të zhvillojë sezonin perfekt me blaugranat.

Përveç opsionit për të riveshur fanellën e Barçës, klubi katalanas po mendon që t’i ofrojë Mesit rolin e ambasadorit global.

Klan News