Ata kanë rreth 5 dekada që bëjnë “rock and rroll” dhe mënyra më e mirë për të festuar përvjetorin e 50-të të bandës britanike, është një ekspozitë fotografike në retrospektivë.

Katër britanikët legjendarë,  Sir Mick Jagger, Keith Richards, Ronnie Wood and Charlie Watts janë bashkuar dje, në hapjen e ekspozitës së tyre në Londër.

Burrat mosha e përbashkët e të cilëve është 286 vjeç, janë fotografuar jashtë “Saatchi Gallery” në Chelsea, ditën e hënë, ndërkohë që dukeshin se vijonin të shijonin më së miri shoqërinë e njëri-tjetrit.

Të ftuar në eskpozitë kanë qenë personazhe të fashme dhe familjarë të antarëve të bandës, si dhe një ish-pjestar i grupit, Bill Byman.

Ekspozita e cila krahas fotove përmban dhe shumë objekte personale, do të qëndrojë e hapur për pesë muaj dhe  kushton 21 paund për person.

Ndoshta “djemtë” nuk janë më aktivë me koncerte, por “Rolling Stones” vijon të jetë një makineri që prodhon para./tvklan.al