Për vite me radhë Donald Trump gjithmonë ka arritur që të marrë atë që do. Duket se atij nuk i bëjnë përshtypje paditë që ngrejnë artistët për të në lidhje me këngët që ai i përdor për fushata politike.

Grupi i famshëm i rrokut Rolling Stone janë bashkuar me kompaninë e të drejtave të autorit ‘Broadcast Music’ për të ndaluar Trump që të përdorë këngët e tyre gjatë tubimeve.

Sipas Reuters, ‘Broadcast Music’ ka njoftuar ekipin e fushatës së Trump se përdorimi i paautorizuar i këngëve të tyre do të përbëjë një shkelje të marrëveshjes së saj të licencimit.

Nëse Donald Trump nuk pranon dhe vazhdon të përdorë muzikë që nuk është e licencuar, atëherë ai do të përballet me një proces gjyqësor”, thuhet në njoftimin për mediat.

Lajmi që Rolling Stone po luftojnë që të heqin këngët e tyre nga përdorimi i fushatës së presidentit amerikan, pasoi lëvizjen e njëjtë të familjes së artistit Tom Petty javën e kaluar që kundërshtonte që kënga e  tij ‘I want back down’ të përdorej nga organizatorët e fushatës në Tulsa.

Edhe në fushatën presidenciale të vitit 2016, pjesë e tureve të Trump ishte kënga e ‘The Rolling Stones’ ‘You can’t always get what you want’, e cila u luajt katër herë gjatë një tubimi në Indiana.

Listës së gjatë të artistëve që i kanë ndaluar përdorimin e këngëve Donald Trump, janë edhe artistë të tjerë si Brendon Urie, Neil Young etj.

Klan Plus