Rolling Stones ka shtyrë turneun në SHBA dhe Kanada, pasi Mick Jagger është sëmurë. Përmes një deklarate, grupi i famshëm u shpreh se mjekët e këshilluan Jagger ti nënshtrohet një trajtimi në mënyrë të menjëhershme.

75-vjeçari u kërkoi falje fansave në një postim në rrjetet sociale.

“Me të vërtetë e urrej që ju lashë kështu, jam i shkatërruar nga ky fakt por do mundohet të kthehem në skenë sa më shpejt të jetë e mundur.”

Turneu duhet të fillonte në Miami më 20 Prill, dhe më pas të zhvendosej në Amerikën e Veriut dhe më pas koncerti i fundit në Oro-Medonte, Kanada më 29 Qershor.

Klan Plus