Napoli kërkon 25 milionë euro 

Elseid Hysaj mbetet një dëshirë e Romës. Gazeta italiane “Corriere dello Sport” shkruan, se edhe vetë menaxheri i lojtarit e ka deklaruar se është një ekip i pëlqyer nga vetë Hysaj.

Për të kërkohen 25 milionë euro dhe në janar do të jetë e vështirë të afrohet, por më vonë është e mundur. Mediat italiane e vendosin Elseid Hysajn në listën e futbollistëve që duken larg Napolit.

Tv Klan