Roma vazhdon të dështojë në këtë sezon të Serie A.

Kryeqytetasit zbritën në vendin e 12 të renditjes pas humbjes në Bologna. Skuadra e Di Francesco humbi 2-0 në transfertën e Bolognas. Mattielo shënoi në pjesën e parë dhe Santander në të dytën. Skuadra e Inzaghi mori kështu fitoren e parë në sezon pas 3 humbjesh dhe një barazimi

Lazio mori një fitore të thellë në “Olimpico”.

Ndaj Genoas shënuan 4 gola. Në pjesën e parë shënuan Caicedo dhe Immobile. Me fillimin e së dytës Genoa dha shenja reagimi me golin e Pietek, por Milinkoviç-Savic dhe sërish Immobile vendosën suksesin për ekipin vendas.

Më herët Napoli fitoi 3-1 në fushën e Torinos. Elseid Hysaj luajti për 90 minuta.

Tv Klan