Roma dhe Fejnord sjellin 17 mijë tifozë në Tiranë




Roma dhe Fejnord sjellin 17 mijë tifozë në Tiranë

19:02 21/05/2022

Holandezët vijnë me avionë, italianët edhe me tragete

Mijëra tifozë të italianë dhe holandezë do të vijnë në Tiranë për finalen e Conference League. Roma ka të konfirmuar rreth 9000 të organizuar në bazë të të dhënave, ndërsa Feyenoord 7500-8000, por shumë të tjerë do të vijnë individualisht ose me grupe të vegjël. Oficeri i Sigurisë së Finales, Armando Mandro sqaron për TV Klan mënyrën se si do të mbërrijnë në Shqipëri mbështetësit e të dy ekipeve.

Armando Mandro: Një pjesë do të përdorin linjat e rregullta. Ata të Feyenoord do të shrytëzojnë edhe aeroportet e Prishtinës, Podgoricës apo Selanikut. Tifozët e italianë do të vijnë edhe me tragete nga Bari në Durrës, por do të ketë edhe një traget special që do të vijë ditën e ndeshjes nga Ankona.

Tifozeria e organizuar do të shoqërohet nga policia, ndërsa pjesa tjetër do të këshillohet që të lenë mjetet e tyre në periferi të qytetit.Biletat janë shitur të gjitha shumë ditë para finales së 25 Majit dhe ata që nuk do të kenë mundësinë të jenë në Arenën Kombëtare do të grumbullohen në Fan Zona respektive.

Tv Klan













Të ngjashme