Dramatike ishte ndeshja në Sardegna ku Cagliari me 9 lojtarë arriti të barazojë me Romën. Skuadra kryeqytetase shënoi dy herë në pjesën e parë të takimit, të dy tejet të bukur për nga mënyra e ekzekutimit. Në fund të ndeshjes, Cagliari e pa veten pa 2 lojtarë që u ndëshkuan me kartonë të kuq.

Emocionuese ishte edhe ndeshja skuadrës tjetër të kryeqytetit italian, Lazio që barazoi gjithashtu 2-2 në fushën e saj me Sampdorian. Skuadra e Inzagit e mbylli pjesën e parë në dizavantazh të një goli, por arriti të përmbysë në të dytën me një gol të realizuar me penallti në minutën e 106-të. Kur u duk se Lazio po shkonte drejt fitores, gjenovezët e mbetur me 10 lojtarë barazuan në minutën e 99. Ne portë për Lazion ishte shqiptari Strakosha.

Në ndeshjen tjetër, Napoli fitoi 4-0 përballë Frosinones duke forcuar pozitat në vendin e dytë të serie A. Elseid Hysaj në këtë ndeshje ishte titullar për 90 minuta.

Tv Klan