Triumfi i Milanit e bën tepër interesante garën për titull në Seria A pasi kur kanë mbetur edhe 13 javë nga fundi, Inter numëron 3 pikë më shumë se Milani dhe 7 nga Juventusi i tretë.

Fitore minimale regjistroi Roma, 1-0 në shtëpi përballë Xhenovas. Mancini realizoi golin e vetëm të takimit në minutën e 24.

Triumfi i dytë radhazi për kryeqytetasit, që tashmë forcojnë pozitat për një biletë në Europë sezonin e ardhshëm.

Tek tre pikët u rikthye dhe Napoli, që kaloi pa shumë probleme 3-1 Bolonjën. Lorenzo Insigne, autor i dy golave hapi dhe mbylli golat e suksesit të Napolit, ndërkohë që shënoi edhe Osimhen.

Fitore që e konfirmon Napolin në vendin e 6-të me 47 pikë.

Klan News