Verdhekuqte fitojnë 1-2 kundër Trabzonspor në takimin e parë të Play Off të Conference League

Ndeshja e parë e Zhoze Murinjos në drejtimin e Romës përfundoi me fitore, në takimin e parë të play off-it të Konferenc Lig në transfertë kundër Trabzonsporit.

Verdhekuqtë fituan falë golave të Lorenzo Pelegrini-t në minutën e 55 dhe të Eldor Shomurodov-it në minutën e 81’.

Për skuadrën turke realizoi golin e barazimit të përkohshëm Kornelius në të 64’. Sfida e kthimit do të luhet të enjten e ardhshme në stadiumin “Olimpiko”.

Në takimet e tjera të fazës së play-off-it të Konferenc Lig, Anderlehti në një ndeshje plot emocione barazoi kundër Viteses, Fejnordi mundi suedezët e Elfsborgut 5-0, ndërsa Rene mposhti Rosenborg 2-0.

Union Berlini fitoi me poker ndaj finlandezëve të KUPS, e suksese arritën edhe skuadrat e Flora-s, Kairat-it dhe Jablonec-it.

Klan News