Polemika për zëvendësimin në pjesët shtesë

Spezia eliminoi Roma-n nga Kupa e Italisë. Një sukses i skuadrës së Ismajlit ndaj asaj të Kumbullës i vendosur pas pjesëve shtesë dhe që përfundoi me rezultatin 4-2. Në takimin e zhvilluar të martën në stadiumin Olimpico, Roma luajti për shumë minuta me 9 futbollistë për shkak të kartonëve.

Por kjo sfidë përveç emocioneve u shoqërua edhe me polemika. Një zëvendësim i parregullt i Roma pritet të sjellë humbjen në tavolinë sipas rregullores që citohet nga mediat italiane. Trajneri Paulo Fonseca aktivizoi në shtesën e parë 2 lojtarë njëherësh ku duhet të hidhte në fushë vetëm 1.

Para këtij zëvendësimi ka patur edhe një diskutim mes pjesëtarëve të ekipit, por sërish lojtari hyri në fushë. Vetë Fonseca dha një përgjigje të shkurtër rreth këtij vendimi.

“Nëse ka qenë një problem nuk mund ta them, por nëse është ashtu do ta diskutojmë mes nesh”.

Spezia do të përballet me Napoli në fazën çerekfinale më 28 Janar.

Tv Klan