Italia ka regjistruar 545 raste në total, BE ka blerë 160,000 doza dhe po ua dhuron ato vendeve anëtare

Roma ka filluar vaksinimet për linë e majmunëve. Deri më tani kishte 500 kërkesa për të, ka bërë të ditur në një deklaratë këshilltari shëndetësor i rajonit të Lazios.

Alessio D’Amato ka bërë të ditur se priste të vaksinoheshin fillimisht 10 persona me vaksinën Imvanex. Që nga 5 Gushti, Italia ka regjistruar 545 raste, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Virusi vazhdon të transmetohet kryesisht mes meshkujve homoseksualë dhe biseksualë, por ekspertët thonë se sëmundja mund të përhapet në popullata të tjera, veçanërisht për shkak të mungesës së vaksinave. Lija e majmunit përhapet nga kontakti tek një tjetër.

Ministria e Shëndetësisë e Italisë tha se homoseksualët, burrat biseksualë dhe personat transgjinorë që së fundmi kanë kryer marrëdhënie seksuale me partnerë të shumtë dhe që kanë pasur një infeksion seksualisht të transmetueshëm ose përdorin droga kimike kur kryejnë seks, do të kenë të drejtë për vaksinën.  Rasti i parë në Itali është regjistruar më 20 Maj. Autoritetet shëndetësore kanë bërë ditur që përderisa virusi nuk është përhapur në shifra rekord nuk ka plane për vaksinime masive.

Rajoni i Lazios që rrethon Romën mori 1200 doza të vaksinës, ndërsa Lombardia mori 2000, Emilia-Romagna 600 dhe Veneto mori 400, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë. Brazili dhe Spanja raportuan vdekjet e tyre të para nga lija e majmunëve në fund të muajt që lamë pas.

Spanja ka shpërndarë 5,000 vaksina në klinikat shëndetësore dhe pret të marrë 7,000 të tjera nga Bashkimi Evropian në ditët në vijim. BE ka blerë 160,000 doza dhe po ua dhuron ato vendeve anëtare në bazë të nevojës. Në total, shpërthimi global i lisë së majmunëve ka parë më shumë se 26,000 raste në gati 90 vende që nga Maji. Ashtu si me pandeminë e koronavirusit, gjurmimi i kontaktit për të identifikuar njerëzit që mund të ishin infektuar është kritik.  Ka pasur 103 vdekje të dyshuara në Afrikë, kryesisht në Nigeri dhe Kongo, ku një formë më vdekjeprurëse e lisë së majmunëve po përhapet më shumë sesa në Perëndim. Njëzet e gjashtë vende të Bashkimit Evropian kanë raportuar mbi 4 908 raste, që përfaqëson 65% të të gjitha rasteve të raportuara në mbarë botën.

Klan News