Milan barazon me Manchester United

Milan arriti një barazim të rëndësishëm 1 – 1 në fushën e Manchester United këtë të enjte në Europa League. Një rezultat që mund të quhet pozitiv pasi duhet luajtur ndeshja e kthimit javën e ardhshme në San Siro.

Barazimi u sigurua në minutat shtesë, pasi fillimisht realizoi Diallo në të 50’ për United dhe më pas Kjaer shpëtoi Milan nga humbja. Një hap drejt fazës çerekfinale hodhi Roma e Marash Kumbullës, i vetmi lojtar i Kombëtares i mbetur në garë. Suksesi 3 – 0 ndaj Shakhtar Donetsk i jep më shumë siguri në sfidën tjetër.

“Ky rezultat mund të forcojë nga aspektin psikologjik për tu përballur më mirë me skuadrat më të forta”.

Fitore edhe për Arsenal dhe Tottenham në takimin e parë. Kane realizoi golat në suksesin 2 – 0 të ekipit të Mourinho ndaj Dinamo Zagreb. Ndërkohë Topçinjtë e Londrës mundën me rezultatin 3 – 1 Olympiacos në transfertë.

Triumf 3 – 0  i Ajax ndaj Young Boys. Granada debutuese të kupat e Europës po befason ende duke mundur 2 – 0 edhe Molde.

Tv Klan